Xhabir Zharkun e shpëton dyshtetësia

Kosova

Xhabir Zharkun e shpëton dyshtetësia

Më: 8 prill 2014 Në ora: 07:31

Autoritetet kosovare mund ta transferojnë lëndën e Xhabir Zharkut në Suedi për të vuajtur dënimin atje,meqë ky shtet refuzon ekstradimin për shkak se ish-kryetari i Kaçanikut ka shtetësi të atij shteti. Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar mundëson një gjë të tillë. Zharku është duke u kërkuar nga Interpoli nga janari 2013. Ai jeton në Arlov të Suedisë
Xhabir Zharku ka kujtuar lirimin nga një burg i Shkupit ku kishte vuajtur dy vjet për vepër penale të agjitacionit dhe propagandës .

Përvjetorin e 30-të të lirimit e ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” më 16 mars, nga Suedia, ku ndodhet prej më shumë se një viti, i arratisur nga vuajtja e një dënimi me burgim të shpallur në Kosovë, për vepër penale të detyrimit.

“Para 30 viteve jam liruar nga burgu i Idrizovës së Shkupit, ku kam mbajtur dënimin, dy vjet që më është dhënë nga gjykata e Maqedonisë për agjitacion dhe propagandë kundra regjimit jugosllav”, ka shkruar Zharku.

“Jam përpjekur që tërë kohës t’i ndihmoj popullit dhe atdheut tim që të fitojë lirinë. Ndihem krenar që isha pjesë e lirisë së vendit tim, edhe pse unë nuk po mund të jetojë i lirë, megjithatë besoj në të ardhmen e ndritur të popullit tim”.kd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat