EULEX-i dhe Tribunali votohen në pako

Kosova

EULEX-i dhe Tribunali votohen në pako

Më: 8 prill 2014 Në ora: 07:22

Presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, është autoriteti që do të kërkojë nga Bashkimi Evropian themelimin e një gjykate të veçantë për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze që pretendohet se jenë kryer përgjatë viteve 1998 - 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty. Do ta bëjë këtë, pa pasur qëndrimin paraprak të Kuvendit.

Gjykata do të themelohet me të njëjtat instrumente që do t’i sigurojnë mandat shtesë misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Do të bëhet nëpërmjet këmbimit të letrave ndërmjet presidentes Jahjaga dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, baroneshës Catherine Ashton. Draftet janë finalizuar tashmë.

Të hënën në mëngjes, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i ka vënë në dijeni përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata të subjekteve politike me përmbajtjen e letrave. Pas shkëmbimit, ato do të votohen në Kuvend, në formë ligji për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare. Që votimi të dalë i suksesshëm, kërkon votat e dy të tretave të deputetëve. Mbështetur në draftin e letrës se presidentes Jahjaga, ftesa e saj e adresuar BE-së do të mbështesë EULEX-in në Kosovë nën mandatin e tij aktual deri më 15 qershor 2016.kd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat