Ndërpriten punimet rreth katedrales “Nënë Tereza”

Kosova

Ndërpriten punimet rreth katedrales “Nënë Tereza”

Më: 7 prill 2014 Në ora: 22:29

Po vazhdojnë problemet me lokalet afariste rreth katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi janë ndërprerë punimet e ndërtimit të Qendrës Tregtare, e paraparë me planin e komunës.
Kjo lëndë tashmë është në duar të gjykatësve të EULEX-it, e që sipas pronarëve të këtyre lokaleve, është e padrejtë.
Drita Rexhepi, njëra nga pronaret, ka thënë se kjo është e pakuptimtë, pasi sipas saj, këta pronarë që kanë mbajtur për një kohë të gjatë, ka disa muaj që kanë mbetur pa punë. Ndërkohë, edhe Komuna e Prishtinës thotë se është dëmtuar njëjtë si qytetarët me ndërprerjen e këtyre punimeve.
KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga përfaqësues të Katedrales dhe Ipeshkvisë së Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të angazhuar duke vizituar dhe duke ndihmuar familjet në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat