Haliti: Tribunali mund të përfshijë njerëz të PDK-së dhe AAK-së!

Kosova

Haliti: Tribunali mund të përfshijë njerëz të PDK-së dhe AAK-së!

Më: 7 prill 2014 Në ora: 21:22

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se emri i tij është përfolur shumë këto 15 vitet e fundit në lidhje me shumë akuza.
Ai thotë se “duhet të hetohen për pretendimet e Dick Martyt, në mënyrë që të sqarohen akuzat e bëra në të”.
“Ne duhet të hetohemi, sepse një hetim mund ta sqarojë një akuzë kaq të rëndë ndaj UÇK-së. Unë nuk e besoj akoma që kanë bërë diçka të tillë me urdhër të UÇK-së, as sot nuk e besoj”, ka thënë Haliti në emisionin Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se njerëzit që mund të përfshihen në akuza të kësaj Gjykate janë pjesë e PDK-së dhe AAK-së. Sipas tij, grupi parlamentar në fund vendos nëse do të votojë apo jo për një Gjykatë të tillë.
Ai ka insistuar se nuk ka nevojë të krijohet një trup i tillë.

Xhavit Haliti: Rugova nuk ishte i interesuar të krijojë ushtri, nuk ka fakte që FARK’u ka ekzistuar

“Kuvendi ka bërë shumë mirë që nuk i ka miratuar ato amandamente. Nuk ka asnjë fakt që ka pasur FARK. Ibrahim Rugova nuk ka qenë i interesuar me kriju ushtri. Jam njësoj sikur ata që presidenti i Kosovës të jetë Komandat Suprem, por nëse presidenti është përcaktuar të ketë tjetër rrugë, atëherë nuk është mirë që të themi se ai ka qenë komandant. Bujar Bukoshi ka problem me të vërtetën, ai ka deklarata zyrtare në qershor 98, pas takimit që kemi pasë me të unë, Thaçi e Rexhep Selimi, ai ka lëshuar një deklaratë zyrtare”, ka thënë Haliti.


Shefi i UÇK-së Xhavit Haliti gjatë intervistës me bashkëpuntorin e Stanishiqit Baton Haxhiun

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat