Parlamenti Studentor: Kryeministër, Jo politikës brenda Universitetit

Kosova

Parlamenti Studentor: Kryeministër, Jo politikës brenda Universitetit

Më: 7 prill 2014 Në ora: 20:30

Parlamenti Studentor dhe kryetarët e të gjitha organizatave studentore janë takuar me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministri i kulturës Memli Krasniqi.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet e ndryshme që i ka Universiteti i Prishtinës, gjithashtu , PS, ka falënderuar Kryeministrin për vendimin e fundit për lirim të pagesave për student 50 %.

Rilind Berisha, nënkryetar i Parlamentit Studentor në UP, e konsideron problem kryesor, ndërhyrjen e politikes brenda universitetit.

“Problem me madhor e konsiderojmë infiltrimin e partive politike ne Universitet. Kërkuam nga Kryeministri Thaçi , nëse ia do te mirën UP-se te heq ndikimin e partisë se tij ne UP. Dhe vetëm jo te PDK-se por edhe te gjithë partive politike “.

Berisha, ka konsideruar se largimi I politikes brenda UP-se do të ndikonte që problemet që I ka universiteti të zgjidhen dhe të ju vijë fundi.

Parlamenti Studentor ka kërkuar nga Kryeministri Thaçi, të investoj brenda Kampusit Universitar.

Kërkesat e Parlamentit Studentor:

Të investohet në infrastrukturën e Universitetit të Prishtinës, ku përshihen sallat e ligjëratave, laboratorët e ndryshëm nëpër njësi akademike dhe në Qendrën e Studentëve.

Të ndalet ndikimi i partive politike në Universitet duke përfshirë të gjitha partitë politike edhe atë të Kryeministrit të Kosovës.

Studenteve në nivelin e doktoraturës të përfshihen në vendimin e Qeverisë në uljen e pagesave për semestër ku Kryeministri u zotua se do e përfshijë edhe këtë kategori.

Të rritet numri i studentëve që mund të përfitojnë bursa nga Universiteti dhe të ngritët pagesa për studentët bursist.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat