Deputeti Zemaj prezenton flamurin e "FARK"-ut

Kosova

Deputeti Zemaj prezenton flamurin e "FARK"-ut

Më: 7 prill 2014 Në ora: 19:17

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili është edhe familjar i kolonel Tahir Zemajt, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka prezentuar një flamur të "Brigadës 134", i cili është përdorur në vitin 1998 me rastin e dhënies së betimit përpara Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi. Më poshtë postimi i plotë i deputetit Zemaj.

"Ky është flamuri i Brigadës 134, i cili ju dorëzua komandantit të Brigadës kol.Tahir Zemaj me 21,Qershor 1998 me rastin e dhënies së betimit përpara Ministrit dhe Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosuara të Rep.së Kosovës kol. Ahmet Krasniqi..
Para këtij flamuri dhanë betimin edhe Heronjët Sali Qekaj, Agim Ramadani, Lumni Surdulli, Rrustem Bruqi, Enver Alaj dhe ushtarakët e karrieres që udhëhoqen Betejat e Lavdishme të Loxhës dhe Kosharës..
Naltë mbishkrimi "UÇK "dhe në pjesen e poshtme me duar të shtrenguara " F A".
Ata që mundohen të "vjellin" vrerë dhe të shpifin nuk bëjnë asgje tjeter vetem po lartësojnë edhe më shumë vepren e madhe të ketyre forcave qlirimtare.
P.S ( flamuri ruhet në familjen Zemaj)" - shkroi më tej Armend Zemaj në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat