Zbehen shpresat për liberalizim vizash për Kosovën

Kosova

Zbehen shpresat për liberalizim vizash për Kosovën

Më: 7 prill 2014 Në ora: 19:14

Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka zbehur shpresat se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të ndodh gjatë këtij viti.
Malmstrom, e cila jep vulën e fundit në vlerësimin nëse Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, i është përgjigjur deputetëve të Parlamentti Evropian, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, ku ajo nënvizon se liberalizimi mund të ndodhë vetëm në atë moment kur autoritetet kosovare i plotësojnë të gjitha kushtet që janë të përcaktuara në udhërrëfyes.

Dy eurodeputetet, Lunacek dhe Fajon, kanë kërkuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian përshpejtim të procedurës dhe dhënie të rekomandimit për heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti. Sidoqoftë, Cesilia Malmstrom në përgjigjen e saj tërheq vërejtjen se procesi i vizave bazohet në merita e jo, sic shprehet ajo, në afate e korniza kohore.

“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me siguri”, thotë Cecilia Malmstrom në letrën e dërguar në Parlametin Evropian. “Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Evropian do rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”, porosit ajo.

Ulrike Lunqcek dhe Tanja Fajon, të cilave iu drejtohet Malmstrom me letrën, e cilësuan përgjigjen e Komisionit Evropian si tejket dekurajuese.

Raportuesuja për viza në Parlamentin Evropian, Fajon dejklaroi së është e dëshpëruar me përmbajtjen e letrës dhe me mungesën e përkushtimit ndaj afateve që mund të shërbenin si kornizë për heqje të vizave. “Pavarësisht kësaj ne do vazhdojnmë të insistojmë se duhet hequr vizat për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Fajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat