Strofci: Tribunali do ta zbardh imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së

Kosova

Strofci: Tribunali do ta zbardh imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së

Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:05

SHIK-u i Klosit dhe sigurimi serb nuk lejuan institucionalizimin e UÇK-së, duke e shkelur marrëveshjen e Oslos.

Para një kohe e mur dhenë një lajm i mirë që i gëzoj shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës, kur murrën vesh se BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur të themelojnë një Tribunal ndërkombëtar, që do të merret me krimet e luftës që u bënë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, por edhe më vonë. Ky lajm i gëzuar u bë shpresëdhënës për të gjithë qytetarët që u dëmtuan gjatë luftës nga policia dhe ushtria serbe dhe nga kriminelët e SHIK-ut të veshur me uniformat e UÇK-së, duke qenë të bindur se kriminelët e Kosovës se do ta marrin dënimin e merituar nga ai Tribunal ndërkombëtar që është në formim e sipër nga miqtë e kombit tonë. Por ky lajm i bëri “pelim”! I bëri për të folur me vetveten! I hallakati dendësisht të gjithë ata zemërzi që e kanë “mizën pas veshit”. Veçmas u zunë ngushtë kriminelët e mëdhenj, urdhëruesit e krimit të organizuar, të cilët nuk u mjaftuan me krimet e shumta që i bënë gjatë luftës, por vazhduan të njëjtën vepër të ndytë edhe pas luftës. Veçmas u treguan të unët ndaj pasurisë shoqërore dhe private, duke e përvetësuar atë për veti dhe argatët e tyre sikur t’ua kishin lënë trashëgim prindërit.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat