Ja pse hesht Bujar Bukoshi! I pari e falsifikoi historinë e luftës!

Kosova

Ja pse hesht Bujar Bukoshi! I pari e falsifikoi historinë e luftës!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 7 prill 2014 Në ora: 17:01

Ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, në vitin 1999, kishte deklaruar se Kosova e ka vetëm një forcë të armatosur, UÇK-në. Ai gjatë një interviste dhënë Kohës ditore, më 251 01. 1999, kishte thënë se “unë dëshiroj që rezistenca Mbreti shqiptar të jetë gjithëpërfshirës. Ndoshta një numër jo i vogël njerëzish, me të drejtë i janë futur luftës duke menduar se nuk ka rëndësi nëse bëhet në emër të UÇK-së, apo Qeverisë apo në plan më të lartë të kombit në fakt kështu duhet të jetë. Nuk kuptoj se pse zgjerimi pjesëmarrjes shihet me dyshim apo shqetëson ndokënd, ky zgjerim vetëm na bënë më të fortë dhe nuk i rrezikon punët e mëdha që na presin. Kosova ka vetëm një forcë të armatosur, kjo është UÇK-ja, nuk ka dhe nuk duhet të ketë forcë të armatosur tjetër”, kishte deklaruar Bujar Bukoshi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova thotë për Gazetën “Bota sot” se, Bujar Bukoshi, nuk e befason se çka ka thënë, ku edhe tash e vërtetoi që po e mohon FARK-un derisa nuk po deklarohet, e nga ana tjetër ka qenë kryeministër i Kosovës, edhe njëri prej formuesve të FARK-ut në atë kohë, që ka udhëheqë dhe ka emërua Ministrat e Mbrojtjes.

“Kjo është për çudi, dhe nuk kam asnjë koment tash për Bukoshin, ajo është një dobësi e tij, e karakterit të tij, apo është definitivisht i shitur edhe ka punuar me kohë që ti tradhtoj tash FARK-un dhe ta tradhtoj punën institucionale që është bërë me vite, që ka punuar edhe me Presidentin Ibrahim Rugova. Kjo tradhti për mua është një befasi, dhe e papranueshme”, thotë Rugova.

Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, kishte thënë në Revistën e Ministrisë së Mbrojtjes se “UÇK-ja është pjesë e FARK-ut, Policia Mbrojtje Territoriale dhe njësia e aviacionit”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të martën publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat