Mobilizime në terren, lista e LDK-së dhe angazhimi gjatë muajit prill

Kosova

Mobilizime në terren, lista e LDK-së dhe angazhimi gjatë muajit prill

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:58

“Bota sot” siguron listën e zyrtarëve të LDK-së që angazhohen në terren gjatë muajit prill. Pritet rigjallërim në aktivitete të partisë edhe të figurave të vjetra sikurse Fatmir Sejdiu e Alush Gashi, por edhe të gardës së re sikurse Kujtim Shala, Avdullah Hoti, apo dhe të ushtarakut Anton Quni. Gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e zyrtarëve të LDK-së, angazhimin kornizë të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Deputetëve, Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të Komunave në degë dhe nëndegë. Të gjithë këta në bashkëpunim me kryetarët e degëve, mund të angazhohen edhe në degë dhe nëndegë të ndryshme. Bashkërenditja e aktivitetit bëhet me Sekretarin e LDK-së, z. Ismet Beqiri, z. Arban Abrashi, dhe znj. Vlora Dumoshi. Deri në fund të muajit prill pritet të përfundojnë takimet e këtyre zyrtarëve me anëtarët, simpatizantët, qytetarët, në të gjitha degët dhe nëndegët e LDK-së. qëllimi është përgatitja për zgjedhjet parlamentare dhe mobilizimi i elektoratit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat