Thaçi: E ardhmja e Kosovës është euro-atlantike

Kosova

Thaçi: E ardhmja e Kosovës është euro-atlantike

Më: 7 prill 2014 Në ora: 15:32

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lart vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së për pranimin e Kosovës si anëtare vëzhguese e saj. Thaçi ka thënë se është një hap historik dhe një vlerësim ndërkombëtar për shtetin e Kosovës.

“Është një vlerësim i strukturave verio-atlantike për hapat që ka arritur Kosova, është hapi prej më të rëndësishme të kohëve të fundit. Kjo dëshmon se tash kur edhe po themelojmë ushtrinë e Kosovës, kemi bërë edhe hapin zyrtar të fillimit të integrimit në NATO, duke vazhduar me prioritetin për paqe dhe definitivisht anëtarësimin në NATO. Pra, e sotmja dhe e ardhmja është e ardhme euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat