Krasniqi: Tribunali prek imazhin e Kosovës

Kosova

Krasniqi: Tribunali prek imazhin e Kosovës

Më: 7 prill 2014 Në ora: 13:23

Çështjet e tilla si krijimi i Tribunalit, prekin imazhin e Kosovës dhe institucioneve të saj. Kështu ka pohuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, duke pohuar se institucionet e vendit do të duhej të dilnin me një qëndrim të unifikuar para faktorit ndërkombëtar.

Ndërsa, Glauk Konjufva nga Lëvizja Vetëvendosje tha se VV tashmë është pozicionuar qartë kundër themelimit të këtij Tribunali, i cili do t’i bëjë dëm interesit kombëtar shqiptar. Kurse, një pjesë të përgjegjësisë sipas tij e ka Qeveria.

Ardian Gjini tha se ky është një moment i vështirë për Kosovën dhe se nuk është dashur të vie deri te kjo situatë.

"Fajet pse është kështu nuk i ka askush tjetër përveç kësaj Qeverie. Një Tribunal i tillë do t’i bënte dëm reputacionit të Kosovës", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat