Task Force e përbashkët nga Komuna e Prishtinës dhe MAPH për ndërtimet pa leje

Kosova

Task Force e përbashkët nga Komuna e Prishtinës dhe MAPH për ndërtimet pa leje

Më: 7 prill 2014 Në ora: 12:55

Së shpejti do të formohet një Task Force e përbashkët nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Kjo është dakorduar në takimin mes kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Ministrit Dardan Gashi.

Për trajtimin e ndërtimeve pa leje, planet rregullative dhe lejet sipas ligjit të ndërtimit, do të formohet një Task Force në ditët në vijim. Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se Task forca do të jetë me terma të referencës shumë konkrete.
“Duhet të kuptoni se kemi disa ligje në fuqi dhe kemi në komunë një paqartësi rreth planeve rregullative dhe planit zhvillimor që është i komunës. Plani zhvillimor ka kalu tash është miratua edhe nga ministria ndërsa ne kemi plane rregullative që janë në kundërshtim me atë plan zhvillimor”, tha ai.
Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi tha se Task Forca do të jep rezultate shumë shpejt.
“Taske forca do t’i jep produkte e para shumë shpjet... edhe deponia, poashtu do të vendoset shumë shpejt, lokacioni, ndihma financiare nga qeveria, lejet përkatëse, poashtu edhe një park në qendër të qytetit të cilin do ta inaugurojmë besoj shumë shpejt...”, tha ai.
Ministri Gashi bashkëpunimin me Komunën e vlerësoi në nivel shumë të lartë dhe shprehu besimin se bashkë do ti zgjedhin disa probleme që s’kanë mund të zgjidhen më herët, përkatësisht kaosi që ka mbetur prej qeverisjes së kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat