Pas Qemajl Mustafës jep dorëheqje edhe Izmi Zeka

Kosova

Pas Qemajl Mustafës jep dorëheqje edhe Izmi Zeka

Më: 7 prill 2014 Në ora: 12:38

Pas dorëheqje së Qemajl Mustafës i cili tregoj tërë rrethanat e humbjes së PDK-së në zgjedhjet e fundit, dorëheqje ka ofruar edhe Izmi Zeka.
Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Basri Musmurati të dielën vonë pasdite kanë arritur ta tejkalojnë ngërçin paszgjedhor në degën e PDK-së në Gjilan.

Sami Hoxha i cili pas dorëheqjes së Izmi Zekës është zgjedhur koordinator dhe shef i shtabit zgjedhor në PDK ka konfirmuar për rajonipress se këto ndryshime janë bërë për më të mirën e PDK-së. “Po është e vërtetë se kanë ndodhur këto ndryshime dhe besoj se PDK është në rrugë të mirë që ta kthejë namin që e ka pasur. Izmi Zeka ka dhënë dorëheqje për t`i hapur rrugë proceseve pozitive brenda PDK-së” tha Hoxha, raportojnë mediat.

Hoxha tha se vendimi për të , Fadil Osmanin dhe Bajram Shaqirin e Mimoza Shkodrën ka qenë koncenzual.”Të gjithë janë pajtuar për këtë përbërje dhe jam i bindur se PDK në Gjilan shpejt do të stabilizohet e forcohet” tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat