Miratohet projektligji për produkte dhe pajisje medicinale

Kosova

Miratohet projektligji për produkte dhe pajisje medicinale

Më: 7 prill 2014 Në ora: 09:14

E plotësuar-Kuvendi i Kosovës edhe sot ka vazhduar me seancën plenare ku ka miratuar në parim projektligjin për produkte dhe pajisje medicinale. Ky projektligj nxiti polemika të shumta mes pozitës dhe opozitës. Amendamentet e propozuara nga deputeti i PDK-së Shaip Muja nuk u votuan.
hqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte dhe pajisje medicinale, është përcjellë me kritika të shumta mes pozitës dhe opozitës. Konkretisht, LDK-ja nuk i ka votuar amendamentet e propozuara nga deputeti Shaip Muja, gjë që ka ngjallur reagime te shumta rreth kësaj, duke e nxeh edhe debatin në sallë. Deputeti Muja ka thënë se LDK nuk e ka lexuar projektligjin prandaj edhe nuk e votojnë atë.
“Zoti Beqiri po bënë vrima në ujë sepse as ky nuk e ka lexuar ligjin. Ndërsa, anëtarët e komisionit, që i ka dy veta në komision, i kanë pranuar këto amendamente dhe në këtë mënyrë ky po mundohet që ta bëjë një lloj arsyeshmërie”.
Pavarësisht insistimit të Mujës për votimin e amendamenteve të propozuara nga ai, LDK ka vazhduar me kundërshtimin. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri, tha se edhe po të kthehej përsëri projektligji, LDK do të votonte kundër, meqë, siç tha ai, është ligj që mundëson kontrabandën e produkteve medicinale në Kosovë.
“Zoti Muja unë nuk merrem me shpime në ujë, por vërtetë është e pakuptueshme se si një ligj që është tërësisht ligj që mundëson kontrabandë dhe çdo gjë gati të keqe është shpëtimtar me këto amendamente. Dhe ju nuk mund të na bindni neve për votim”, tha ai.
Në fund, kuvendi e ka miratuar projektligjin për produkte dhe pajisje medicinale.
Ndërkohë, për shkak të mungesës së kuorumit nuk është arritur që të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për linjën kreditore për Fondin e Sigurimeve të Depozitave në Kosovë nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për linjën kreditore për Fondin e Sigurimeve të Depozitave në Kosovë, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Seanca plenare, do të fillojë që nga ora 12:00, ku si pikë të rendit të ditës do të kenë edhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për produkte dhe pajisje të medicinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat