Rezoluta për Kosovën, mirë me BE-në, por edhe me Rusinë

Kosova

Rezoluta për Kosovën, mirë me BE-në, por edhe me Rusinë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 08:48

Pozicion i ri apo rikonfirmim i pozicionit aktual ndaj Kosovës - ky qëndrim pritet të prezantohet nga pushteti i ri në Serbi përmes një rezolute të parlamentit që do të pasojë zgjedhjen e qeverisë së re të këtij vendi me në krye Aleksandar Vuçiqin.
Ky pozicion serb karshi Kosovës, sërish si riafirmim do ta ketë mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Kurse, nga ajo që po paralajmërohet në këtë fazë, mund t’i ketë edhe dy mesazhe politike për faktorin ndërkombëtar. E para për BE-në, duke proklamuar gatishmërinë e qeverisë Vuçiq për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Një paragraf i tillë do t’i ndihmonte qeverisë së Vuçiqit t’i vazhdonte negociatat me BE-në për anëtarësim. Mirëpo, rezoluta pritet të ketë edhe anën tjetër të mesazhit e që do të ndërlidhet me lojalitetin serb ndaj veprimeve të Rusisë pas uzurpimit të gadishullit Krime të Ukrainës, duke u përpjekur të vihen paralele të pretendimeve serbe ndaj Kosovës e sidomos ndaj pjesës veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat