Kuvendi pritet t’i jep përgjigje të shpejtë çështjes së FAK-ut

Kosova

Kuvendi pritet t’i jep përgjigje të shpejtë çështjes së FAK-ut

Më: 7 prill 2014 Në ora: 07:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se shpreson që të gjitha subjektet politike në Kosovë pa dallim etnie do të pajtohen për një gjë të tillë
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet t’i hapë rrugë miratimit të amendamenteve në Kushtetutën e Kosovës e të cilat lidhen me Forcat e Armatosura të Kosovës.

Vendimi për procedimin e kësaj çështje pritet të merret të hënën në mbledhjen e kryesisë, kurse seanca të mbahet tri ditë me vonë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se shpreson që të gjitha subjektet politike në Kosovë pa dallim etnie do të pajtohen për një gjë të tillë.

Por, nuk do të jetë vetëm FAK-u, temë e Kryesisë së Kuvendit të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat