Qeveria, presion Kuvendit për themelimin e Tribunalit

Kosova

Qeveria, presion Kuvendit për themelimin e Tribunalit

Më: 7 prill 2014 Në ora: 07:23

Kryeministri Thaçi vazhdon t’u shmanget komenteve në publik për Tribunalin, ndërkohë që kabineti i tij qeveritar është vënë në lëvizje, sidomos pas vizitës së drejtorit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moor, në Kosovë
Qeveria e Kosovës po kërkon me çdo kusht nga legjislatura e tashme që të themelojë Tribunalin për krimet e pretenduara të UÇK-së, për të evituar vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – shkruan ‘Koha Ditore’.

Kryeministri Thaçi vazhdon t’u shmanget komenteve në publik për Tribunalin, ndërkohë që kabineti i tij qeveritar është vënë në lëvizje, sidomos pas vizitës së drejtorit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moor, në Kosovë.

Me përjashtim të “Vetëvendosjes” subjektet tjera nuk kanë qëndrim rreth themelimit të Tribunalit.

“Në bashkëpunime miqtë ngushtë do të gjejmë formën më të mirë të mundshme, e cila do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës, për të sjellë një vendim të përbashkët”, ka thënë Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ndërsa Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosje, ka thënë: “Vendimin për krijimin e Tribunalit për krimet e luftës në Kosovë e konsiderojmë shumë të dëmshëm dhe para se gjithash të padrejtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat