Ekspertët kërkojnë që të ritenderohet Brezovica nëse nuk ka ofertë

Kosova

Ekspertët kërkojnë që të ritenderohet Brezovica nëse nuk ka ofertë

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:06

Kur po ofrohet afati i dorëzimit të ofertave për projektin qindra milionësh në Brezovicë, mediat kanë shkruar për tërheqjen e njërës prej kompanive të parakualifikuara. Ministri Bernard Nikaj thotë se nuk kanë informacion të tillë dhe ska asgjë zyrtare nga kompania austro-amerikane. Eksperti Ibrahim Rexhepi thotë që nëse nuk ka oferta të mira, procesi duhet të ritenderohet nga fillimi.

Për ministrin e Tregtisë Bernard Nikaj, ende janë në garë 4 konsorciume për Brezovicën, pasi asnjë konsorcium, siç thotë ai, nuk e ka njoftuar këtë ministri për tërheqje, ashtu siç është raportuar në media, ku është thënë se konsorciumi austriako-amerikan nuk do të jetë pjesë e garës.

" Ne nuk e dimë për këtë cështje, pasi nuk kemi pasur ndonjë informatë zyrtare lidhur me këtë punë. Në momentin kur është afati për t'i dorëzuar propozimet edhe projektet, secili nga konzorciumet do të dorëzojnë projektin e tyre. Deri në atë moment ne nuk mund ta komentojnë për procesin, Shkurt nuk kemi asnjë informatë zyrtare lidhur me këtë cështje", tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj per RTK.

Ministri Nikaj shprehet se nuk e di nëse ky konsorcium ka marrë pjesë në konferencën para-ofertuese pasi, siç thotë, nuk e ka shikuar listën e pjesëmarrësve, por ai potencon se ka pasur një interesim shumë të madh edhe të kompanive tjera, vec konsorciumeve të para-kualifikuara për projektin zhvillimor të Brezovicës.

Sipas Ibrahim Rexhepit, nëse do të ndodhë një tërheqje e një konsorciumi, atëherë kjo do ta dëmtojë procesin, por thekson që në rast të tërheqjes, të paktën mos të jetë për fajin e institucioneve.

" Ministria apo edhe qeveria duhet së paku të bëjnë të gjtiha përpjekjet që për fajin e tyre mos të tërhiqen investitorët. Numri më i madh i ofertave jep hapsirë pvr një llojllojshmëri të ofertës. Në rastin e Brezovicës minimumi ligjior, është I përmbushurt edhe me 3 oferta, mirëpo nëse ofertat nuk janë të tlla cfarë këkojnë qeveria dhe cfarë është synii I MTI-së apo I qeverisë, atëherë kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të vazhdojë procesi. Nëse ofertat nuk premtojnë dicka të mirë, atëherë mund të nisin një proces tjetër", thotë kryetari i Oranizatës joqeveritare Stras dhe kryeredaktori i revistës Ekonomia, Ibrahim Rexhepi per RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat