Ministri Gashi dhe “Sharcemi” përplasen me KEK-un për hi

Kosova

Ministri Gashi dhe “Sharcemi” përplasen me KEK-un për hi

Më: 6 prill 2014 Në ora: 20:11

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka akuzuar zyrtarët e KEK-ut se po ia mohojnë “Sharrcemi”-it që ta marrë hirin që mbetet pas djegies së qymyrit.

Hiri që mbetet pas procesit të djegies së qymyrit, ka krijuar një deponi të madhe afër mihjeve sipërfaqësore të KEK-ut. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ka ngritur shqetësim siç është shprehur ai për barrierën burokratike të KEK-ut, që sipas tij është edhe në dëm të mjedisit.

Gashi ka thënë se pas një takimi që ka pasur me zyrtarin e “Sharcemit”, Emmanouil Mitsou, ai i ishte ankuar për një praktikë burokratike dhe të pakuptimtë nga KEK-u rreth hirit në Obiliq.
Mirëpo, Edmond Nulleshi, zyrtar në KEK, ka thënë se “Sharcemi” vazhdon të furnizohet me hi nga KEK-u. Sipas tij, deri në korrik të 2016-s, KEK-u u ka mundësuar këtyre dy kompanive vendëse furnizim stabil dhe pa pengesa me këtë lëndë të parë.

Ndërkohë edhe në “Sharcem” thonë se KEK-u ta ketë marrë një vendim për ta ndaluar furnizimin me zgjyrë deri në shpalljen e një tenderi të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat