Mashtrohen absolventat!

Kosova

Mashtrohen absolventat!

Më: 6 prill 2014 Në ora: 18:21

Lëvizja studentore ‘Studim Kritik Veprim’ ka ngritur zërin në lidhje me pagesat e studentëve, jo të njëjta, kur vie puna tek panoja. Sipas tyre absolventat po mashtrohen.

“Në një degë 5, në tjetrën 6 e diku e 8 euro merren nga xhepi i cekët i studentëve për të bërë fotografinë e famshme. Kurrë nuk dihet se kush i merr këto para dhe pse duhet të paguajmë në Universitetin tonë publik për fotografinë që do ta kemi kujtim të studimeve. Kush i merr ato para? A i mbeten ato Universitetit? Pse në një degë kushton më shtrenjtë kjo foto e në tjetrën më lirë? Këto janë pyetjet që do të duhej të merrnin përgjigje nga organizatat studentore, këto modele të Qeverisë Thaçi në miniaturë. Nëse në Qeverinë e Kosovës kemi zhvatje nga tenderët e rrugëve dhe privatizimet, në Universitet kemi kontratat me pano e organizimet e ballove kitsch”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Lëvizje studentore për barazi- STUDIM KRITIKE VEPRIM.

Lëvizje studentore për barazi- STUDIM KRITIKE VEPRIM kundërshton fuqishëm keqpërdorimin e parave të studentëve. Andaj, kjo lëvizje, fton të gjithë studentët që ta bojkotojnë këtë proces të dyshimtë dhe t’i bashkëngjiten aksionit tonë që fotografinë e panos ta bëjmë vetë dhe pa pagesë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat