Thaçi kërkon angazhim të strukturave të PDK-së

Kosova

Thaçi kërkon angazhim të strukturave të PDK-së

Më: 6 prill 2014 Në ora: 13:34

Kreytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Në mbledhje u fol për aspekte organizative dhe për ngritjen e mobilizimit nëpër degë, në frymën e zgjedhjeve të ardhshme nacionale. Kryetari i PDK-së, njëherësh kryemnistër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli për të arriturat e fundit të Qeverisë, për miratimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së dhe për lehtësirat që u krijuan për studentët e universiteteve publike.

Kryetari Thaçi kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave të PDK-së, për një fitore bindëse që mundëson krijimin e një qeverie të fuqishme, e cila do të punojë në zhvillimin e Kosovës dhe në integrimin e saj në institucionet euratlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat