Thaçi: Hap i madh drejt integrimit në NATO

Kosova

Thaçi: Hap i madh drejt integrimit në NATO

Më: 6 prill 2014 Në ora: 12:44

Vendimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosova ë ketë statusin e vendit vëzhgues në këtë organizëm të NATO-s, e ka entuziazmuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të vendit, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar të mrekullueshëm këtë lajm dhe e quan hap të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në NATO.

“Lajm i mrekullueshëm nga Asambleja Parlamentare e NATO. Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO AP”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO AP. Hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë! Urime dhe bëjani share këtij lajmi! HTH”, ka përfunduar kryeministri postimin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat