Vendosen flamuj të ri serb tek barrikada

Kosova

Vendosen flamuj të ri serb tek barrikada

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:05

Pjesëtarë të njësitit të zjarrfikësve të veriut kanë vendosur të shtunën pasdite një flamur gjigant të Serbisë, si dhe dy tjerë nga të dyja anët e urës së Ibrit, afër barrikadës në veri të Mitrovicës
Mbase flamuri gjigant ka qenë i vendosur edhe më herët, por i dëmtuar nga të reshurat dhe në disa pjesë i shqyer, ai tani është vendosur i ri, ndërsa dy të tjerët nuk kanë ekzistuar më herët.

Vendosja e këtyre flamujve të Serbisë është parë si provokim nga qytetarët e jugut të Mitrovicës.

Në anën tjetër, KosovaPress ka provuar të kontaktojë përgjegjësit komunalë në veri të Mitrovicës rreth shtimit të numrit të flamujve serbë tek barrikada, por pa sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat