PDK në telashe me Tribunalin

Kosova

PDK në telashe me Tribunalin

Më: 6 prill 2014 Në ora: 09:34

Procesi i themelimit të një Gjykate Speciale ku do të gjykoheshin pretendimet e raportit të Dickty Martyt, ka hyrë në fazën përfundimtare apo më mirë të thuhet në pjesën më të vështirë. I tërë ky proces pritet të finalizohet me një votim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa qysh tash kanë nisur telashet në këtë drejtim.
Shumë deputetë të partisë në pushtet - PDK, hezitojnë të votojnë për këtë çështje, pasi të njëjtën kanë qenë vetë të angazhuar në luftë dhe këtë proces e shohin si goditje ndaj luftës. Një zyrtar i lartë në PDK ka thënë se kreu i saj Hashim Thaçi, po përballet me presion të madh dhe telashe brenda partisë së tij pasi deputetët e kësaj partie nuk po e presin mirë idenë se duhet votuar për këtë dokument.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat