AKR: Dega e AKR-së në Malishevë nuk u shkri në NISMA

Kosova

AKR: Dega e AKR-së në Malishevë nuk u shkri në NISMA

Më: 5 prill 2014 Në ora: 21:22

Aleanca Kosova e Re, thotë se dega e saj në Malishevë nuk u shkri në NISMA. Njoftimin e NISMËS për këtë e quajnë propagandë.
“Ju informojmë se ish kryetari i Degës së Malishevës z.Alban Kastrati tashmë një kohë të gjatē nuk e përfaqëson Degën e AKR-së në Malishevë dhe nëse dikush është larguar nga Dega është ai, por si individ dhe jo si Degë e Malishevës”, thuhet në reagimin e AKR-së.

AKR njoftoi se dega e saj në Malishevë po fuqizohet me figura të reja politike dhe me formimin e nëndegëve të reja, duke u shtrirë në gjithë demografinë e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat