Të fala tribunalit, se ushtarët e vërtetë të UÇK-së nuk ua kanë frikën askujt-frikësohen vetëm kriminelët dhe hajdutët

Kosova

Të fala tribunalit, se ushtarët e vërtetë të UÇK-së nuk ua kanë frikën askujt-frikësohen vetëm kriminelët dhe hajdutët

Më: 5 prill 2014 Në ora: 20:53

Luftëtarët nuk frikësohen. Naim Miftari, ish epror i lartë G2 i UCK-TMK, dhe ish-pjesëtar i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK) thekson për standardi.info se as Tribunalit të paralajmëruar e as një gjykatë ndërkombëtare e as vendore,nuk ua ka frikën, sepse askush nuk mund t’i burgosë ushtarët e vërtetë të lirisë së Kosovës, të cilët luftuan në flakën e armikut për të dëbuar pushtuesit fashistë serb të Sllobodan Milosheviqit.
Ai tha se ata që sot aktualisht kanë frikë nga tribunali ndërkombëtar, ose gjykatat e drejtësia janë hajdutët e kriminelët të cilët luftuan, vranë e eliminuan njerëz vetëm për pushtet e para. Ndryshe ushtari i vërtet shqiptar nuk ia ka frikën askujt, sepse liria dhe lufta për jetë janë të drejta vetëmohuese të çdo populli në botë. Unë jam krenar për luftën time si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u bëjë të fala të gjithë atyre bosëve qe e udhëheqin sot pushtetin dhe politikën në Kosovë, së nuk me trembët syri për asnjë gjykatë, ndërsa ata qe dikur përfituan nga sakrifica dhe gjaku i derdhur per liri, e qe sot po ia pinë gjakun këtij populli për pushtet e para, le ta kërkojnë birën e minit se nuk mund të shpëtojnë nga drejtësia, jo vetëm nga gjykatat e tribunalet, qe herët a vonë do të zbulojnë bandat profitere e mafioze, por nuk mund të fshihen as nga drejtësia e popullit, i cili aq shumë sakrifikoi e u vra për lirinë e vet të shtrenjtë.
“Të fala tribunalit apo gjykatës nderkombëtare se ushtarët e njëmend të UCK-së, jo vetëm këtij tribunali, por asnjë gjykate në botë nuk ua kanë friken. Një ushtar që ka rrokë armën për lirin e popullit të vet, ushtar i cila ka luftuar kundër forcave të armatosura dhe pjestarëve të sigurimit serb që kanë tentuar ta zhdukin popullin shqiptar, as sot as dje, por as pas një qind viteve nuk do ta kem atë frik se do të na denoë ndokush. Si ushtar të këtij populli ne mundet të na dënoj vetëm populli i jonë, nëse gjatë luftës kemi bërë gabime ose krim që s’kanë të bejn me luften tonë për lirinë e vendit.
Duke ditur se ushtarët e njëmend nuk kanë rënë pre e mashtrimev dhe lojërav të ndyta, sepse duke qenë edhe vet ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,dhe duke par se disa shqipfolsa sikur po i gezon ky fakt ua bëj me dije se mos gëzohen para kohe. Nëse dikush mendon se klani i Hashim Thaçit me kompaninë e vet dhe Bujar Bukoshit me kompaninë po ashtu të vet kanë qenë pjesë e njëmend e UCK-së apo pjesë e kanë shumë gabim. Këto klane të bizniseve dhe duke qenë argat i shembimeve sekrete te huaja antikomtare s’kanë të bëjnë asgjë me Ushtroinë Clirimtare të Kosovës, apo edhe me FARK-un, këto klane e përmendin vetëm sa për tu maskuar prapa tyre dhe sa për të marr meritat prapa tyre qe u flijuan për liri dhe asgje më shumë.
Dhe duke ditur saktë se afër 90% te gjitha vrasjeve dhe gjerave negative që kanë ndodh në Kosovë gjatë dhe pas luftës vinë pikërisht nga këto dy klane mafioze nuk kam aspak dyshim se do te preken nga drejtsia luftarët e vërtet të lirisë. Luftëtaërt e vërtet e atdhetar s’ka as gjykatë e as tribunal qe i dënon apo burgosë, por fatkesisht janë klanet mafioze e hajdutët të cilët sot e kanë pushtetin në dorë, këta u bënë milionerë vranë e prenë për pushtet e para, pra atëher e sot, dhe ideali i vetëm i tyre ka qenë dhe është vetëm pasuria-paret. Pra duke e ditur se janë hajdutë kriminelë, milionerë të paskrupullt e vrasës këta sot frikësohen dhe janë vetë përfituesit dhe komprometuesit e gjakut të dëshmorëve.
Nëse kjo gjykaët nuk merret me këto dy klane mafioze qe e kane sot pushtetin në Kosovë, por edhe dhe me krimet e tmerrshme, serbe që i bën kundër popullit tonë, atëherë kjo gjykatë do jetë vetëm një palaqo apo kondukter e këtyre klaneve mafioze e kriminale si dhe i disa nderkomtarëve që nuk iaa donë të mirën këtij vendi, shtetit të Kosovës e as popullit tonë”, thekson Naim Miftari, për standardi.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat