Fatmir Limaj në Prizren: Mos lejoni që qyteti të plaçkitet dhe të udhëhiqet me sms nga Prishtina

Kosova

Fatmir Limaj në Prizren: Mos lejoni që qyteti të plaçkitet dhe të udhëhiqet me sms nga Prishtina

Më: 5 prill 2014 Në ora: 17:27

NISMA për Kosovën është shtrirë edhe në Prizren. Drejtuesit e saj, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, nga aty drejtuan kritika për Qeverinë. Kryetar i këtij subjekti në Prizren është zgjedhur Sejdullah Hoxha.
NISMA për Kosovën të shtunën ka mbajtur tubim në Prizren, ku është themeluar Këshilli Iniciues i NISMA në këtë qytet, ka njoftuar ky subjekt.

Para të pranishëmve fjalime kanë mbajtur Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Që të dy kanë adresuar kritika në llogari të qeverisë.

Krasniqi ka folur për çështje të sigurisë dhe mungesën e sundimit të ligjit.

“Siguria edhe pesëmbëdhjetëvjet pas luftës çlirimtare, e gjashtëvjet pas pavarësisë, vazhdon të jetë tepër e brishtë.Vazhdon të udhëhiqet nga njerëz që nuk janë aspak kompetentë e të përgjegjshëm për t’ju përshtatur rrethanave tona. Ky nivel i dobët i i sigurisë që kemi përjetën, për familjet dhe pasurinë vazhdon të stimulohet edhe nga mosveprimi e mosfunksionimi profesional dhe efikas i Sistemit të Drejtësisë, dhe këtu para së gjithash mendoj në Prokurorinë e Shtetit dhe në Gjykatat tona si mekanizmat më përgjegjës për sundimin e rendit dhe ligjit. Shumë forma të krimeve deri dhe ato ordinere po mbesin të pandriçuara dhe për pasojë edhe të pandëshkuara”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq Limaj, duke iu ofruar si alternativë prizrenasve ka thënë se ky qytet po plaçkitet dhe po udhëhiqet me sms nga Prishtina

"Jemi këtu për t’ju kthyer qytetin qytetarëve të Prizrenit.Prizreni duhet të qeveriset nga qytetarët e vet. Prizreni ka mjaft qytetarë të denjë të qeverisë vet.Nuk ka nevojë Prizreni të qeveriset me sms nga Prishtina. Thuani jo që Prizreni gjatë gjithë ditës të shërbej si vend për plaqkitje, dhe në mbrëmje të boshatiset dhe askush të mos çajë kokën se cfarë ndodhë pastaj në këtë qytet. Pra, duam që në Prizren të vijnë të rinjë për ta udhëheq këtë vend, duam njerëz që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës, sepse ky qytet është vendi me i pa përfaqësuar atje" ka thënë Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat