Meta: Spektri politik i Kosovës të punojë për zgjidhje pozitive

Kosova

Meta: Spektri politik i Kosovës të punojë për zgjidhje pozitive

Më: 5 prill 2014 Në ora: 16:16

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit më të lartë të partive politike të Kosovës dhe drejtues të pushtetit vendor. Z. Meta u prit në takime nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, z. Behxhet Pacolli, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Gjatë këtyre takimeve, z. Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në Kosovë dhe në këtë kontekst funksionimi demokratik e qytetar i partive politike është vital. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë theksoi se spektri politik i Kosovës duhet ta forcojë kontributin e tij në funksion të zgjidhjeve pozitive, bashkëjetesës dhe tolerancës dhe të angazhohet në iniciativa që nuk prodhojnë konflikte, por që frymëzojnë bashkëpunim dhe dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat