Historianët reagojnë ndaj vizitës së Metës në Manastirin e Deçanit

Kosova

Historianët reagojnë ndaj vizitës së Metës në Manastirin e Deçanit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:40

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj vizitës së Ilir Metës-kKryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që i bëri sot në orët e paradites Manastirit të Deçanit.
Historianët ia kujtojnë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, se ishin prijësit e këtij tempulli fetar që pikërisht në Manastirin e Deçanit, organizuan mesha kishtare, duke i lagur me ujë dhe tymosur me qindra paramilitarë serb, të cilët me pas kryen krimet me të rënda ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.
“Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, i kujton Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, se dje në Konferencën për shtyp me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ndër të tjera tha : “...Dihet botërisht që ata që ushtruan gjenocid në Bosnje, në Kroaci, ushtruan gjenocidin edhe në Kosovë, dhe ne ne 16 prill, do të përkujtojmë në Kukës, 15 vjetorin e eksodit të jashtëzakonshëm të gati të mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës në Shqipëri, për shkak të gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Slobodan Milosevicit...”, kështu ata që benë thirrje për gjenocid, janë prijësit e Manastirit të Deçanit dhe Kryepopi i saj Sava Janjici, ndërsa ju sot u takuat me te. E kemi të qartë së sot e keni marrë bekimin e Kryepopit të Manastirit të Deçanit, por shumë më rënd për ju zotëri Ilir Meta është mallkimi i qytetarëve të Komunës së Deçanit”, thuhet në reagim.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate , i bënë thirrje Manastirit të Deçanit dhe Kryepopit, Sava Janjicit, që të kërkojnë falje për krimet dhe thirrjet që i bënë kundër qytetaret të Deçanit.
“Kërkimi i faljes, do të jetë një akt human dhe natyrshëm së çdo vizitë në këtë tempull fetarë, nuk do të vlejë me shumë së një fotografi rasti për kujtim”.

Ndryshe, kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë, ku ka pasur takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partive politike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat