Emmanoui Mitsou i ankohet Dardan Gashit

Kosova

Emmanoui Mitsou i ankohet Dardan Gashit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:09

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka zhvilluar një takim me zyrtarin e fabrikës “Sharrcem” Emmanouil Mitsou.

“Në takimin që pata me zyrtarin e Sharcemit Emmanouil Mitsou, gjatë bisedës m’u ankua për një praktikë byrokratike dhe të pakuptimtë nga ana e KEK-ut rreth hirit në Obiliq.

Unë si Ministër I Mjedisit, nuk e kuptoj a thu pse duhet që njëri nga tre ndërrmarrjet më të mëdha në Kosovë, në këtë rast, Sharcem, të detyrohet të blejë lëndën e parë nga Maqedonia kur hiri I Obiliqit është aty dhe jo rrallë herë zyrtarët e KEK-ut po ia mohojnë kësaj Ndërrmarrje atë.
U habita kur e dëgjova rrëfimin e tij, dhe I premtova që do të ndikojë për heqjen e kësaj barriere byroktatike që është edhe në dëm të mjedisit”, ka shkruar Gashi në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat