Ramabaja: Pa arrestimin e Isa Mustafës dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të ishte dorëzim i Shtetit përballë mafias

Kosova

Ramabaja: Pa arrestimin e Isa Mustafës dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të ishte dorëzim i Shtetit përballë mafias

Më: 5 prill 2014 Në ora: 13:34

Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sadri Ramabaja ka shkruar se arrestimi i një pjesë të mafias së Prishtinës pa arrestimin e Isa Mustafaës dhe bashkëpunëtorëve të tij është gjysmak.
Sipas tij, shteti nuk guxon të dorëzohet para mafias së ndërtimit që e ka shkatërruar Prishtinën.

"Arrestimi i segmenteve të kësaj mafie (fillimisht nga eshaloni i administratës politke të LDK në njërën nga drejtoritë më të ndjeshme të Komunës), pa arrestimin e Isa Mustafës dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të ishte dorëzim i Shtetit përballë mafias. E kundërta, arrestimi i tyre, do të shënonte çlirimin real të Republikës dhe një fillim të ri politik... Do të uroja që të ndodhë kjo e dyta gjithsesi", ka shkruar Ramabaja në Facebook.

Ramabaja ka qenë asamblistë edhe në mandatin e kaluar, derisa ka rikujtuar se edhe në atë kohë kishte thënë se mafia e ka kapur Komunën e udhëhequr prej Isa Mustafës.

"Në legjislaturën e kaluar në Kuvendin e Prishtinës, duke e parë se si rishikoheshin planet urbanistike gjithnjë sipas ndërhyrjeve të mafias së ndërtimit, disa herë pata potencuar se udhëheqja e Komunës është e kapur nga mafia. Për pasojë, kapja e shtetit prodhoi kaosin urban, turpin politik, duke shkatrruar në përmasa të pashembullta qytetin tonë", ka shtuar ai.

Deri më tash asnjë zyrtarë i LDK'së s'ka folur për arrestimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët po dyshohen se kanë kryer veprime kriminale në kohën sa Prishtina udhëhiqej nga Kryetari aktual i LDK'së, Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat