Haradinaj:Tribunalin, ose do ta votojmë në parlament, ose vendimin e merr OKB

Kosova

Haradinaj:Tribunalin, ose do ta votojmë në parlament, ose vendimin e merr OKB

Më: 5 prill 2014 Në ora: 13:24

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me paralajmërimet për themelimin e Gjykatës për Kosovën, që do të trajtojë pohimet e Raportin e Martyt për trafikim organesh në Kosovë.

Kreu i AAK-së teksa ka elaboruar rreth kësaj teme, ka theksuar se vendi përballet me dy opsione ose të votojë ose vendimin ta marrë Këshilli i Sigurimit të OKB’së.

“Në rastin konkret duhet me zgjedh mes dy pozicioneve, të dyja janë jo të lehta, a dëshirojmë si Kosovë me i marrë përgjegjësitë me votue në Parlamentin e vendit një model të caktum, apo dëshirojmë ne në Kosovë mos me i marrë përgjegjësitë, por atëherë me vendos të tjerët për ne, në këtë rast Këshilli i Sigurimit.

Pra ka ardhur bukur e qartë gjendja, krahas krejt asaj që është thënë më herët …politika e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë një zgjidhje. A janë të zotë me vendos e me marrë pjesë si institucione me vendimmarrje, me pas investimin e tyre apo nuk e kanë kapacitetin me bo këtë dhe kjo temë do të kalojë në Këshill të Sigurimit” ka thënë Haradinaj për Zërin e Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat