Viti 2013, vit i korrupsionit të lartë dhe efikasitet i ulët në luftimin e tij

Kosova

Viti 2013, vit i korrupsionit të lartë dhe efikasitet i ulët në luftimin e tij

Më: 5 prill 2014 Në ora: 13:06

Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka prezantuar statistikat vjetore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion (platforma: http://www.levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti korrupsion/?message=true&FaqeID=1) dhe gjithashtu vendimet dhe veprimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit EULEX në fushën e luftimit të korrupsionit në Kosovë për vitin 2013.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se gjatë vitit 2013, Policia e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar gjithsej 57 raste, ku për 22 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 12 persona janë arrestuar. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit ka trajtuar gjatë këtij viti 43 raste, ku për 16 persona është ngritur kallëzim penal dhe 10 persona janë arrestuar. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare Policia e Kosovës ka trajtuar 441 raste të korrupsionit, ku për 242 persona është ngritur kallëzim penal dhe 45 persona janë arrestuar.

Ai theksojë se Prokuroria e Kosovës gjatë vitit 2013, për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 56 persona, ku nga këto në fund të vitit ka zgjidhur gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 30 persona dhe në fund të periudhës kanë mbetur të pazgjidhura gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 26 persona. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Prokuroria ka pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 59 persona, ku nga këto lëndë që kanë implikuar 36 persona i ka zgjidhur ndërsa nga këto lëndë që kanë implikuar 23 persona janë të pazgjidhura në fund të vitit 2013. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare, Prokuroria e Kosovës ka pasur gjithsej në punë lëndë që kanë implikuar 1585 persona gjatë vitit 2013, ku nga këto vetëm janë zgjidhur lëndë që kanë implikuar vetëm 363 persona ndërsa lëndë që kanë implikuar 1222 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.

Ndërsa sipas tij, përgjatë vitit 2013, Gjykatat e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit kanë pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 122 persona, ku nga këto lëndë kanë zgjidhur lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 31 persona ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 91 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 67 persona, ku lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 23 persona i kanë zgjidhur ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 44 persona janë të pazgjidhura në fund të vitit 2013. Dhe për veprën penale të korrupsioni keqpërdorim i pozitës zyrtare, Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 603 persona gjatë vitit 2013, ku nga këto janë zgjidhur lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 66 persona ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 537 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.

Fidan Kalaja shtojë se përveç tri institucioneve të përfshira në këtë platformë, Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve anti-korrupsion edhe të tri institucioneve tjera siç janë Qeveria, Kuvendi dhe EULEX-i, sa i përket aktiviteteve të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Sipas të gjeturave të Lëvizjes FOL, Qeveria e Kosovës përgjatë vitit 2013 ka nxjerrë gjithsej 427 vendime ku vetëm 4 vendime janë marrë në kuadër të luftës kundër korrupsion në krahasim me vitin 2012 ku 5 vendime kanë qenë në luftë kundër korrupsionit.

Ndërkaq Kuvendi i Kosovës nga 23 seanca plenare sa ka mbajtur gjithsej për vitin 2013, vetëm në 6 prej tyre kanë diskutuar për luftën kundër-korrupsion në krahasim me vitin 2012 ku në vetëm 3 seanca Kuvendi ka diskutuar për luftën anti-korrupsion.

Ndërsa sipas statistikave anti-korrupsion për vitin 2013 nga EULEX-i, gjykatat e EULEX kanë shpallur vetëm 9 aktgjykime për raste të korrupsionit ndërsa prokuroria e EULEX gjatë vitit 2013 ka trajtuar 9 raste të reja, ka zhvilluar 29 hetime paraprake, ka pasur 15 hetime në vazhdim, ka ngritur 5 aktakuza, ka ndryshuar 2 aktakuza, dhe i janë konfirmuar 2 aktakuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat