Kuvendi përballë FAK, gjykatës speciale, Eulex...

Kosova

Kuvendi përballë FAK, gjykatës speciale, Eulex...

Më: 5 prill 2014 Në ora: 12:17

Vendimi për zgjatjen e të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në nuk janë vendim më i rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë javën e ardhshme. Të enjten e javës tjetër, nëse nuk ndryshohet agjenda aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet të votojë edhe për amendamentet kushtetuese që do të mundësojnë krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pranuar vlerësimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet për FAK-un, ndërsa të njëjtat pritet të diskutohen në kryesi ku kjo e fundit do të vendosë që të procedohen ose jo për votim në seancë. Liderët e partive politike do të takohen të hënën për të vendosur nëse do ta plotësojnë kushtin që kanë komunitet pakicë për ta votuar FAK-un.

Ata kërkojnë që në këmbim të votës për FAK t`u zgjaten ulëset e rezervuara edhe për një mandat, gjë që do të kërkonte amendamentimin e Kushtetutës gjithashtu.

Në skenarin kur nuk do të plotësohej kushti i komuniteteve, atëherë votimi për FAK-un do të dështonte. Pranimin e lëndës nga Kushtetuesja e ka konfirmuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat