Veteranët e UÇK'së kundër Tribunalit

Kosova

Veteranët e UÇK'së kundër Tribunalit

Më: 5 prill 2014 Në ora: 10:47

“Ky ligj siç tha edhe kryeministri është ligj i cili nuk e përjashton asnjë pjesëtarë të UÇK-së, asnjë individ, pa marrë parasysh kontributin e tij, të cilin e ka dhënë gjatë kohës se luftës së UÇK-së. Është ligje gjithëpërfshirës dhe është ligj më i miri për rrethanat, për të cilin ka nevojë vendi i ynë. Unë e falënderoj Kryeministrin Thaçi, falënderoj të gjithë deputetët, të cilët e kanë votuar këtë ligj, falënderojmë edhe mediat për përkushtimin e tyre dhe për vazhdimin e interesimit me problemet e veteranëve, angazhimet e veteranëve”, tha Xhemajli.
Ndërsa kryeministri Thaçi tha se Kosova ka institucionet funksionale të drejtësisë, të përkushtuara dhe të respektuara nga bashkësia ndërkombëtare.
“Unë edhe dje kam theksuar dhe po e ritheksoj edhe sot dhe vazhdimisht e mbroj qëndrimin tim se Kosova ka institucionet funksionale të drejtësisë, të përkushtuara dhe të respektuara nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe, kjo përvojë ndërkombëtare që kemi kaluar për këto 15 vite, ka qenë shumë ndihmuese për ne dhe jemi ballafaquar me çdo sfidë. Tani pas nxjerrjes e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, kemi një institucionalizim të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, legjitime, mbrojtëse. Ka qenë luftë e vullnetit të popullit e Kosovës. UÇK ka qenë lëvizja apo guerilja më e suksesshme në botë, ka qenë vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe UÇK nuk ka kryer krime. Kemi zhvilluar luftë të pastër, kemi respektuar të gjitha normat dhe standardet ndërkombëtare”, tha kryeministri Thaçi.
Gjatë këtij takimi, menjëherë pas miratimit të ligjit për veteranët, Thaçi pranoi se ky ligj do të bëjë që të gjithë ushtarët me emblemë të UÇK-së t’i gëzojnë të drejtat e tyre.
“Tani pas nxjerrjes e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, kemi një institucionalizim të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, legjitime, mbrojtëse. Ka qenë luftë e vullnetit të popullit e Kosovës. UÇK ka qenë lëvizja, guerilja më e suksesshme në botë, ka qenë vullneti i qytetarëve të Kosovë. UÇK nuk ka kryer krime. Kemi zhvilluar luftë të pastër, kemi respektuar të gjitha normat dhe standardet ndërkombëtare”, tha kryeministri Hashim Thaçi pas takimit me kreun e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli me bashkëpunëtorë.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, përkatësisht kohën kur do të përmbyllet ky proces, kryeministri Thaçi u shpreh:
“Është një lajmërim prej 60 mijë vetave që kanë konkurruar dhe tash duhet të bëhet verifikimi i të gjithëve. Lista do të bëhet edhe publike që të kemi një listë vërtetë të sakët dhe të pranueshme. Ne mendojmë deri kah 15 qershori të kemi finalizimin dhe pastaj do të bëhet publike dhe natyrisht do të kemi edhe opinionet e të tjerëve. Por shpresoj se më së largu deri në fillim të korrikut do të përmbyllet”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat