Hoxhaj: Marrëdhënie të veçanta strategjike me SHBA-të

Kosova

Hoxhaj: Marrëdhënie të veçanta strategjike me SHBA-të

Më: 4 prill 2014 Në ora: 22:39

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar gjatë ditës së sotme, Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Moore për progresin që po arrihet në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e vazhdueshëm të proceseve integruese euroatlantike.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha proceset.

Ai shprehu falënderime të posaçme për përkrahjen që SHBA-të po japin në procesin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të raporteve dhe shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Ndërsa drejtori për Evropën Jug ore e Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Jonathan Moore, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për proceset në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat