Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se Kosova po kalon në një moment të vështirë politik, e i cili po keqqmehaxhohet nga qeveria e Kosovës.
Nënkryetari i Aleancës për Pardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini thotë se politika në Kosovë sot po përballet me shumë tema përfishrë të atilla që ai i quan kontroverse.
Gjini tha se sistemi i drejtësisë në vend ende ka nevojë për përkrahje, në këtë mënyrë ai thotë se janë për praninë e EULEX-it në Kosovë.
Ai tha se AAK, e mbështet misionin e reformuar të Unionit Evropian në vendin tonë.
AAK thotë se e mbështetë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, por duke përmendur çështjen e vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë dhe formimin e Tribunalit, thotë se Kosova po kalon një nga momentet më të vështira që nga vitit 2004.
Nga ana tjetër Blerim Kuçi, Sekretar Organizativ i AAK-së tha në emisionin Debat në RTK, se me gjithë këto tema aktuale, kryeministri Hashim Thaçi po keqmenaxhon.
Këtu ai përmendi siç tha dërgimin e çështjeve në Kuvend, të cilat sipas tij po kushtëzohen nga njëra-tjetra.
Thaçi sipas tij, e solli në Kuvend Ligjin për veteranët, derisa pas pak kohe do e sjellë çështjen e Triunalit tha Kuçi.