Fatmir Limaj: Qeverisja aktuale duhet të shkoj në opozitë, Nisma e VV kanë dallime

Kosova

Fatmir Limaj: Qeverisja aktuale duhet të shkoj në opozitë, Nisma e VV kanë dallime

Më: 4 prill 2014 Në ora: 22:32

Limaj tha se NISMA nuk e ka preokupim se me cilën parti mund të hyj në koalicion. Ai tha se u intereson vetëm programi i tyre.

Nëse Nisma tha Limaj, merr më së shumti zgjedhje do të mund të hynte në koalicion me secilën parti, që do të kishte programin për ndryshim.

“Qeverisja aktuale duhet të shkoj në opozitë”, tha Limaj.

“PDK nuk paraqet ndryshim, kjo qeverisje duhet të përfundoj në Kosovë”, th Limaj.

“Ka dallime të mëdhaja programore në mes të Vetëvendosjes dhe Nismës”

“Dallime kemi edhe me LDK, prandaj jemi parti e re”

Limaj ka folur edhe njëherë për largimin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai tha se nuk kanë mundur të bëjnë ndryshime në PDK, të cilën tha se nuk e ka njohur.

Por kulmi i gjithë kësaj, Limaj tha se ishte Kongresi i PDK-së, ku tha se nuk kishte zgjedhje demokratike.

“Për shtatë vjet e më tepër jemi munduar të mos vijmë në këtë situatë”.

“Me Kongresin PDK ka shkuar në një rrugë të pa kthim, janë rrënuar të gjitha strukturat”.

Fatmir Limaj: NISMA do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve

Fatmir Limaj Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën thotë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga kushtet e ofruara për jetë dhe se pikërisht, nxjerrja e tyre nga kjo situatë është qëllimi i Nismës.

Limaj tha se Nisma për Kosovën, ka qëllimin e nxitjes së guximit qytetarë që të ngritin zërin dhe të mos pajtohen me padrejtësitë që u shfaqen.

Limaj tha se është i bindur se votat dhe përkrahja për Nismën do të vijnë duke u rritur, pasi tha se do të dalin para qytetarëve me programe që ata i prekin.

“Nuk do të dalim me program fantastiko-shkencor”, tha Limaj në emisionin Argument Plus në RTV 21, derisa sipas tij, Nisma do të ofroj programe të matura.

Limaj tha se megjithëse janë subjekt i ri politik, NISMA është e gatshme për zgjedhje.

Madje Limaj tha se, është i bindur se në zgjedhjet e përgjithshme Nisma, do të jetë befasia më e madhe dhe më e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Fatmir Limaj nuk ka dashur të përmend një renditje të mundshme të Nismës në zgjedhjet e këtij viti, por ripërsëriti, se do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Limaj tha se më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin në qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat