Abdullahu: Pas zgjedhjeve AKR pretendon të ketë shumicën në parlament

Kosova

Abdullahu: Pas zgjedhjeve AKR pretendon të ketë shumicën në parlament

Më: 4 prill 2014 Në ora: 21:00

Aleanca Kosova e Re vazhdon të mbajë qëndrimin e saj se për Kosovën më së miri do të ishte mbajtja e zgjedhjeve në muajin shtator.

Shefki Abdullahu, Koordinator i Aleancës Kosova e Re thotë se në koalicionin qeverisës ministrat e AKR-së dhe vetë presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli kanë punuar maksimalisht.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, Abdillahu tha se qëndrimi i AKR-së, është që paraprakisht të arrihet një infrastrukturë e cila do të ndihmonte në një proces të rregullt dhe të suksesshëm zgjedhor.

“Do të ishte mirë për Kosovën t’i mbajmë në shtator por t’i mbajmë vërtetë zgjedhjet sikurse ishin zgjedhjet lokale që janë për t’u përgëzuar”, tha Abdullahu në emisionin “Oxygen”.

Ai tha se AKR, pretendon që pas zgjedhjeve të përgjithshme të ketë shumicën në parlament në mënyrë që siç tha, të zbatohen politikat e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat