BE: Jo Tribunal por Gjykatë të veçantë që do të operojë edhe jashtë vendit

Kosova

BE: Jo Tribunal por Gjykatë të veçantë që do të operojë edhe jashtë vendit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 20:12

Bashkimi Evropian konfirmon edhe zyrtarisht qëllimin për themelimin e një Gjykate të veçantë e cila do të merrej me dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për RTK zyra e BE-së sqaron se Bashkimi Evropian nuk është duke propozuar themelimin e një Tribunali por të një Gjykate të veçantë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Kjo Gjykatë do të kishte bazën në Kosovë por sesionet sensitive duke përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve do të zhvilloheshin jashtë vendit duke marrë parasysh natyrën e dyshimeve.

Së dyti kjo gjykatë nuk është për Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo natyrën e luftës por ka të bëjë me hetimin e dyshimeve për akte të rënda kriminale të individëve.

Gjykata do të formohet pas këmbimit të letrave për Task Forcën Speciale të Hetimeve dhe mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe miratimit të tyre nga ana e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat