Davenport: Brukseli pret rezolutën serbe për Kosovën

Kosova

Davenport: Brukseli pret rezolutën serbe për Kosovën

Më: 4 prill 2014 Në ora: 19:59

Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, ka thënë Brukseli është në pritje të së ashtuquajturës, rezolutës së re serbe për Kosovën, që është përfolur këto ditë.

Davenport gjatë një konference për media në Beograd, nuk ka dashur të jep më shumë komente lidhur me këtë çështje, duke thënë se presin më shumë detaje sa i përket të asaj rezolute.

“Presim që të marrim detaje të sakta sa i përket përbërjes së asaj rezolute. Nuk mund të komentojë më shumë në këtë moment”.

I pyetur për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Davenport i cilësoi ato si pozitive.

“Ashtu siç keni dëgjuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, bisedimet kanë qenë pozitive, posaçërisht rreth zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit saktësisht në fushën e gjyqësorit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat