Rihapja e hapësirës ajrore mbi Kosovë shkurton rrugët ajrore dhe ka kosto më të ulëta për përdoruesit e saj

Kosova

Rihapja e hapësirës ajrore mbi Kosovë shkurton rrugët ajrore dhe ka kosto më të ulëta për përdoruesit e saj

Më: 4 prill 2014 Në ora: 18:40

Hapësira ajrore e sipërme mbi Kosovë u rihap për fluturime të trafikut civil më 3 prill 2014. Kjo erdhi si rrjedhojë e vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të pranuar ofertën nga Qeveria e Hungarisë për të vepruar si një mundësues teknik përmes ofruesit të shërbimit të tij kombëtar navigues ajror, “Hungarocontrol”, thuhet në një njoftim të KFOR'it.
“Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm nga i cili përfiton mbarë Ballkani Perëndimor”, tha Sekretari I NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në njoftimin e KFOR'it thuhet se rihapja e hapësirës ajrore do të çojë tek rrugë më të shkurtra ajrore në rajon, duke gjeneruar kursime të dukshme në kosto për përdoruesit e hapësirës ajrore dhe përfitime mjedisore. Vlerësimet tregojnë se rreth 180.000 fluturime civile do të preken çdo vit .

"Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet nën autoritetin e NATO-s / KFOR-it .

Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëpunimin shumëkombësh që po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e aviacionit të udhëhequr nga NATO-ja në Ballkanin Perëndimor, që përfshinë Qeverinë e Hungarisë, shtetet fqinje, EUROCONTROL-in dhe disa partnerë të tjerë" thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat