Pajaziti: Tribunali mund ta dëmtoj imazhin e Kosovës

Kosova

Pajaziti: Tribunali mund ta dëmtoj imazhin e Kosovës

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:32

Në një intervistë për “Bota sot”, Pajaziti ndër të tjera flet edhe për Tribunalin duke thënë se themelimi i tij mund ta dëmtoj imazhin e së kaluarës së Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Tregti dhe Industri Zenun Pajaziti konsideron se Kosova ka bërë hapa të suksesshëm sa i përket zhvillimit ekonomik.

“Bota sot”: Çfarë po ndodhë me privatizimin e PTK-së, a është anuluar përfundimisht ky proces?
Zenun Pajaziti:
Privatizimi i PTK-së ka qenë një proces i rëndë, i vështirë, i stagnuar dhe për më tepër i politizuar. Nëse thuhet se nëse mund të konstatohet një stagnim në një lloj privatizimi dhe një stagnim për shkaqe politike është pikërisht PTK-ja. Mendoj që nuk ka ndodhur mirë që nuk është kryer privatizimi deri më tani, ka qenë dashtë që të kryhet shumë më herë, madje edhe më herët se ky procesi i fundit i dështuar. Unë besoj që vonesa nuk do ta ndalë përmbylljen e privatizimit. Unë jam ithtarë i përmbylljes së këtij privatizimi, mendoj dhe shpresoj që kjo të mos bëhet në një kohë kur vlera e saj do të ulet edhe më shumë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat