Albin, Isën e do në burg, por çfarë do bësh me Rexhën?!

Kosova

Albin, Isën e do në burg, por çfarë do bësh me Rexhën?!

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:23

Albin Kurti dha një kumt bombastik. Pak të besueshëm. Deri dje mendohej se megjithatë ai kishte disa relacione me Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së. Të paktën ka pasur takime me të në kërkim të gjetjes së një rruge për rrëzimin e qeverisë Thaçi.
Shumë kush e mendonte në Kosovë, një koalicion të mundshëm mes tyre, që madje mund të ndihmonte shumë në spastrimin e Kosovës nga një shkallë e lartë kriminaliteti që e ka goditur.
Arrestimi i dhjetë zyrtarëve të komunës së Prishtinës mund të implikoj shumë kë në hetimet e mëtejshme. Madje mund të befasoheshim për zbulimet që do të mund të bëheshin, nëse i shkohet deri në fund drejtësisë.
Askush nuk mund të marrë përsipër amnistimin nga krimi. Të paktën LDK-ja dhe as ish drejtues politik të saj në komunën e Prishtinës nuk i dolën në mbrojtje të arrestuarve. Heshtja nuk besojmë se ishte pasojë e një implikimi më të gjerë. LDK-ja asnjë herë nuk ka dalur kundër drejtësisë, e ka respektuar pushtetin e tretë, gjyqësorin apo drejtësinë. Ka heshtur edhe për arrestimin e Ukë Rugovës, të birin e presidentit Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat