AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëm

Kosova

AP: Tribunali 170 milionësh nis punën vitin e ardhshëm

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:10

Tribunali do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshimtarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë. Krijimi i tij do të kushtojë 170 milionë euro dhe ai e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press raporton se Bashkimi Evropian do të krijojë Tribunalin që do të merrej me krimet e supozuara të UÇK-së, në vitet 1998-99.

Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë AP-së, se gjykimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe se me autoritetet lokale ende po diskutohet për rregullat që do të ketë.

Tribunali do ta ketë selinë në Kosovë, por dëshimtarët do të japin dëshmitë e tyre në Holandë. Krijimi i tij do të kushtojë 170 milionë euro dhe ai e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne po kërkojmë një gjykatë që përbëhet vetëm nga ndërkombëtarët dhe një panel të apelit të përbërë vetëm nga ndërkombëtarët. Procedurat duhet të bëhen jashtë Kosovës. Është mënyra e vetme që të jetë proces kredibil”, ka thënë zyrtari i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat