Meta: Lufta e UÇK-së të mos njolloset

Kosova

Meta: Lufta e UÇK-së të mos njolloset

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:41

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi Kosovën. Gjatë takimeve me krerët më të lartë të shtetit kosovar, përveç bashkëpunimit dypalësh, temë ishte dhe mundësia e themelimit të shuëmpërfolur të gjykatës që do të gjykojë krimet e luftës në Kosovë.

Mendimin e tij se lufta legjitime e UÇK-së nuk duhet njollosur në asnjë rast, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, llir Meta e shprehu më herët gjatë konferencës me homologun kosovar, Jakup Krasniqi.

“Çdo përpjekje për të vënë në diskutim legjitimitetin e luftës së popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e pavend dhe e kaluar në kohë. Megjithatë, i takon institucioneve të Kosovës të shprehen për çdo çështje konkrete”, tha Meta.

“Janë grupet politike që do të bëjnë punën e tyre, por ne si institucion do kërkojmë detaje më të mëdha për këtë gjykatë”, tha nga ana e tij Krasniqi.

Gjatë takimit mëngjesin e së premtes të dy kryetarët e kuvendeve u zotuan për një bashkëpunim më të madh, me theks të veçantë në harmonizimin e legjislacionit të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat