Konfirmon Kuçi: “EULEX Kosovë” nën juridiksionin e Kosovës

Kosova

Konfirmon Kuçi: “EULEX Kosovë” nën juridiksionin e Kosovës

Më: 4 prill 2014 Në ora: 15:18

Pasi që sot ka pasur sërish shkrime në mediat vendore mbi rolin dhe ripërkufizimin e Misionit të EULX në Kosovë, portali Publiku.net, iu ka rikthyer edhe njëherë kësaj çështje. Duke qenë të privilegjuar për ta pasur ekskluzivitetin e kësaj çështje, portali në fjalë e sjellë dokumentin e plotë të ditës së sotme: 4 prill 2014 dhe përfundimtar me të cilin është pajtuar tashmë Prishtina zyrtare dhe Brukseli zyrtar.
Natyrisht në mbështetje të konfirmimit të burimeve ndërkombëtare, redaksia, edhe njëherë e ka ballafaquar dokumentin, që do t’iu ofrojmë më poshtë, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Kuçi, jo vetëm që e ka konfirmuar origjinalitetin e dokumentit në fjalë, por ai e ka pohuar plotësisht se tashmë është arritur kjo marrëveshje mbi bazën e dokumentit që po e sjellim ekskluzivisht për opinionin publik të Kosovës.

Kuçi ka pohuar gjithashtu se meqë kemi të bëjmë me ripërkufizimin e Misionit të EULEX edhe mbi kompetencat e tij të deritashme ekzekutive, si dhe transformimin e tyre brenda juridiksionit të Kosovës, dokumenti i marrëveshjes së arritur, në të njëjtën ditë që do të kalojë në Kuvend, do të përcillet edhe me 11 projektligje, që e legjitimojnë funksionimin e misionit «EULEX Kosovë» brenda juridiksionit të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim po i sjellim pikat e marrëveshjes së arritur:

Në përputhje me nenet 17 (1), 18 (1) dhe 20 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim praninë ripërtrirë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVË”) .
- Emri, “EULEX KOSOVË
- tranzicioni i mandatit të EULEX KOSOVË, duke përfshirë normalisht mos hapjen asnjë rasti të ri si parim;
- Të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të udhëhiqen nga zyrtarët e Kosovës;
- Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të jetë të integruar në institucionet e Kosovës dhe do të ushtrojnë funksionet tyre në pajtim me legjislacionin e Kosovës;
- Panelet gjykuese parimisht do të përbëhen nga shumica e gjyqtarëve Kosovarë, përjashtimisht nëse me ligj është paraparë një shumicë e kthyeshme;
- mbështesim plotësisht tranzicionin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, siç përcaktohet nga Veprimi i Përbashkët 2008/124/PPJS, i miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, më 4 shkurt 2008 si dhe i ndryshuar dhe letrat tona të përbashkëta të datës 4 shtator 2012;
- EULEX KOSOVË (në përputhje me dhe gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tij) do të vazhdojë të asistojë në implementimin, në çështjet e dakorduara, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja;
- për tranzicionin e EULEX-it dhe mbështetjen për mandatin e ri, sipas autoritetit nga neni 19 dhe 20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, BE të vazhdojë të ofrojë prokurorë, gjyqtarë dhe policë me përvojë dhe dije që të shërbejnë në Misionin EULEX-it në Kosovë;
- në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës EULEX-it në Kosovë do t’i delegohen kompetencat në vijim:
(a) për emërimin e gjyqtarëve sipas neneve 65, 108, 114 dhe 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe
(b) për emërimin e prokurorëve sipas nenit 110 respektivisht 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës;
- Këta gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it do të autorizohen sipas përshkrimit të dhënë në nenet 104, 109 dhe 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera përkatëse.
- Presidenti i Republikës së Kosovës konfirmon emërimet e gjyqtarëve të EULEX-it, të emëruar në bazë të shkëmbimit tonë të mëparshëm të letrave, dhe prokurorëve që shërbejnë në EULEX Kosovë, si dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Gjykatën Kushtetuese të emëruar Përfaqësuesi i Komunitetit Ndërkombëtar, që nga data e kësaj letre deri në përfundimin e konfirmimit të emërimit sipas procedurës së lartpërmendur;
- EULEX-i mund të nominoj gjyqtarë dhe prokurorë të përmendur më lartë, të cilët do t’i zëvendësojnë ata të cilëve u skadon mandati. Këto emërime kryhen sipas mënyrës së përshkruar më lartë;
- E njëjta procedurë do të zbatohet për Gjyqtarët për çështjet pronësore (Agjencia Kosovare e Pronave - AKP – Paneli i Ankesave) të emëruar nga Përfaqësuesi Special i BE dhe trajtimin e dokumenteve kadastrale në pajtim me konkluzionet e Dialogut;
- Përfaqësuesi Special i BE do të kryejë emërimin përfundimtar për pozitat vijuese:
- tre (3) anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të KPA / AKVK;
- dy (2) anëtarë ndërkombëtarë të KPPK (Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës);
- tre (3) anëtarë të KPVAC (Verifikimi Pronësore i Kosovës dhe Komisioni gjykues) përfshirë këtu një përfaqësues anëtar jo-shumicë;
- Policët e EULEX-it do ta kenë autoritetin, pas njoftimit me emrat e tyre që i bëhet Ministrit për Punë të Brendshme, të punojnë në nivel qendror (duke përfshirë edhe nivelin e ministrisë), rajonal dhe atë lokal;
- Sipas nevojës, stafi i EULEX-it autorizohet që të mbajë armë. Sistemi ekzistues i regjistrimit të armëve të bartura nga një numër i kufizuar i stafit të autorizuar misionit do të mbahet, në përputhje me këmbimin tonë të mëparshëm të letrave;
- Policia e EULEX-it do të vazhdojë të shërbejë në pajtim me legjislacionin e Kosovës në koordinim dhe konsultim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;
- Sipas njoftimit të datës 4 shtator 2012, puna e Task Forcës Hulumtuese Speciale të EULEX Kosovës ("SITF") do të vazhdojë deri në kohën kur Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar apo ndonjë procedurë që rezulton nga këto hetime të ketë përfunduar;
- EULEX-it në Kosovë, zyrave dhe personelit të tij (duke i përfshirë ekspertët në mision), njëherësh edhe Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), zyrave dhe personelit i tij (duke i përfshirë edhe ekspertët në mision), u jepen statusi, privilegjet dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimet nga Konventa e Vjenës, e datës 18 prill 1961, e zbatuar me anë të Ligjit Nr. 03/L-033 për Statusin, Imunitetin dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike e Konsullore dhe të Personelit të tyre dhe të Prezencës Ushtarake Ndërkombëtare dhe të Personelit të tyre në Kosovë;
- së bashku me shefin e Misionit EULEX KOSOVË dhe / ose PSBE (si të zbatueshme) çdo angazhim shtesë dhe modalitetet e nevojshme për të lehtësuar funksionimin efektiv të EULEX Kosovë, përfshirë konsultimet në procesin e ndryshimit të ligjeve që ka ndikim në përmbushjen e mandatit të EULEX KOSOVË deri në mandatin e pajtuar tani deri më 31 dhjetor 2015;
- Me përjashtim të dispozitave mbi SITF dhe çdo procedurë gjyqësore që rrjedhin prej saj, kjo do të jetë data e përfundimin të misionit të EULEX Kosovë.
Në mbështetje të koncepteve të trajtuara, më poshtë mund të lexoni dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze:

Në gjuhën shqipe

Draft ftesë:

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni të ju përcjell falënderimet më të sinqerta për kontributin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës.
Në përputhje me nenet 17 (1), 18 (1) dhe 20 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim praninë ripërtrirë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVË”) .

Unë mbështes tranzicion e mandatit të EULEX KOSOVË, duke përfshirë normalisht mos hapjen asnjë rasti të ri si parim. Të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të udhëhiqen nga zyrtarët e Kosovës. Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të jetë të integruar në institucionet e Kosovës dhe do të ushtrojnë funksionet tyre në pajtim me legjislacionin e Kosovës. Panelet gjykuese parimisht do të përbëhen nga shumica e gjyqtarëve Kosovarë, përjashtimisht nëse me ligj është paraparë një shumicë e kthyeshme.

Ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht tranzicionin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, siç përcaktohet nga Veprimi i Përbashkët 2008/124/PPJS, i miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, më 4 shkurt 2008 si dhe i ndryshuar dhe letrat tona të përbashkëta të datës 4 shtator 2012.
Në përputhje me dhe gjatë kohëzgjatjes së mandatit të tij, EULEX KOSOVË do të vazhdojë të asistojë në implementimin, në qështjet e dakorduara, të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në frymën e mirëbesimit dhe për të treguar zotimin tonë për tranzicionin e EULEX-it dhe mbështetjen për mandatin e ri, unë i bëj thirrje Shkëlqesisë Suaj, përmes kësaj letre dhe sipas autoritetit nga neni 19 dhe 20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që të përgjigjeni duke e shprehur gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë të ofrojë prokurorë, gjyqtarë dhe policë me përvojë dhe dije që të shërbejnë në Misionin EULEX-it në Kosovë.
Neni 20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i lejon Republikës që t’ia bëjë delegimin e kompetencave të caktuara organizatave ndërkombëtare për disa çështje specifike. Si Presidente, e kam për detyrë të siguroj që këto delegime të kenë një renditje të qartë. Prandaj, unë konfirmoj se, në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës EULEX-it në Kosovë do t’i delegohen kompetencat në vijim: (a) për emërimin e gjyqtarëve sipas neneve 65, 108, 114 dhe 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe (b) për emërimin e prokurorëve sipas nenit 110 respektivisht 84 të Kushtetutës, duke ju nënshtruar procesit të konfirmimit të emërimeve nga Presidenti pas aprovimit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këta gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it do të autorizohen sipas përshkrimit të dhënë në nenet 104, 109 dhe 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera përkatëse.

Unë konfirmoj emërimet e gjyqtarëve të EULEX-it, të emëruar në bazë të shkëmbimit tonë të mëparshëm të letrave, dhe prokurorëve që shërbejnë në EULEX Kosovë, si dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Gjykatën Kushtetuese të emëruar Përfaqësuesi i Komunitetit Ndërkombëtar, që nga data e kësaj letre deri në përfundimin e konfirmimit të emërimit sipas procedurës së lartpërmendur.
Për më tepër EULEX-i mund të nominoj gjyqtarë dhe prokurorë të përmendur më lartë, të cilët do t’i zëvendësojnë ata të cilëve u skadon mandati. Këto emërime kryhen sipas mënyrës së përshkruar më lartë.
E njëjta procedurë do të zbatohet për Gjyqtarët për çështjet pronësore (Agjencia Kosovare e Pronave - AKP – Paneli i Ankesave) të emëruar nga Përfaqësuesi Special i BE dhe trajtimin e dokumenteve kadastrale në pajtim me konkluzionet e Dialogut .

Përfaqësuesi Special i BE do të kryejë emërimin përfundimtar për pozitat vijuese: tre (3) anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të KPA / AKVK, dy (2) anëtarë ndërkombëtarë të KPPK (Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës), tre (3) anëtarë të KPVAC (Verifikimi Pronësore i Kosovës dhe Komisioni gjykues) përfshirë këtu një përfaqësues anëtar jo-shumicë .

Po ashtu, policët e EULEX-it do ta kenë autoritetin, pas njoftimit me emrat e tyre që i bëhet Ministrit për Punë të Brendshme, të punojnë në nivel qendror (duke përfshirë edhe nivelin e ministrisë), rajonal dhe atë lokal. Sipas nevojës, stafi i EULEX-it autorizohet që të mbajë armë. Sistemi ekzistues i regjistrimit të armëve të bartura nga një numër i kufizuar i stafit të autorizuar misionit do të mbahet, në përputhje me këmbimin tonë të mëparshëm të letrave. Policia e EULEX-it do të vazhdojë të shërbejë në pajtim me legjislacionin e Kosovës në koordinim dhe konsultim të ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në letrën time për ju të datës 4 shtator 2012, unë gjithashtu ju kam konfirmuar se puna e Task Forcës Hulumtuese Speciale të EULEX Kosovës ("SITF") do të vazhdojë deri në kohën kur Kosova të njohtohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar apo ndonjë procedurë që rezulton nga këto hetime të ketë përfunduar.

EULEX-it në Kosovë, zyrave dhe personelit të tij (duke i përfshirë ekspertët në mision), njëherësh edhe Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), zyrave dhe personelit i tij (duke i përfshirë edhe ekspertët në mision), u jepen statusi, privilegjet dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimet nga Konventa e Vjenës, e datës 18 prill 1961, e zbatuar me anë të Ligjit Nr. 03/L-033 për Statusin, Imunitetin dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike e Konsullore dhe të Personelit të tyre dhe të Prezencës Ushtarake Ndërkombëtare dhe të Personelit të tyre në Kosovë.

Unë pres që të përgjigjen tuaj me shpresë në arritjen e pajtueshmërisë me përmbajtjen e kësaj ftese.

Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi të Kosovës, së bashku me shefin e Misionit EULEX KOSOVË dhe / ose PSBE (si të zbatueshme ) çdo angazhim shtesë dhe modalitetet e nevojshme për të lehtësuar funksionimin efektiv të EULEX Kosovë, përfshirë konsultimet në procesin e ndryshimit të ligjeve që ka ndikim në përmbushjen e mandatit të EULEX KOSOVË.

Dëshiroj edhe njëherë që ta përsëris përkushtimin tonë të plotë për sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët tonë. Unë ju falënderoj për kontributin tuaj të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në Kosovës dhe e mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë duke kontribuar për një Kosovë shumetnike, demokratike dhe të begatshme, si dhe ta sjellim Kosovën sa më afër integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kjo ftesë do të mbështesë EULEX Kosovën në mandatin e pajtuar tani deri më 31 dhjetor 2015 .
Me përjashtim të dispozitave mbi SITF dhe çdo procedurë gjyqësore që rrjedhin prej saj, kjo do të jetë data e përfundimin të misionit të EULEX Kosovë.
Sinqerisht,
Presidenti i Republikës së Kosovës

Në gjuhën shqipe

Draft përgjigje:

H.E. Zonja Atifete Jahjaga

Presidenti i Kosovës

E nderuar zonja Presidente,

Unë e pranoj ftesën e përmbajtur në letrën tuaj të datës xxxx për tranzicionin e mandatit të EULEX Kosovë, siç është përcaktuar në letren Tuaj dhe në Veprimin e përbashkët 2008/124/CFSP, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 shkurt të vitit 2008 si i ndryshuar dhe në frymën e bashkëpunimi i ndërsjellë.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast që t’ju shpreh falënderimin tim të sinqertë për përkushtimin tuaj për t’ia ofruar tërë ndihmën e nevojshme misionit EULEX KOSOVË në kryerjen detyrave të tij në mënyrë efikase dhe efektive në tërë Kosovën.

Përfaqësuesi Special i BE dhe EULEX KOSOVË do të vazhdojnë të ndihmojë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejshëm të një sistemi të pavarur të drejtësisë shumë-etnike dhe të shërbimit policor multi-etnike në përparimin e tyre drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse. Puna e Task Forces së EULEX Kosovës për Speciale Hulumtuese ("SITF") do të vazhdojë deri në kohën kur Këshilli i Bashkimit Evropian njofton Kosovën se hetimet dhe këto procedura kanë përfunduar .

Kosova ndan perspektivë evropiane me pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë zbatimit të mandatit të saj , EULEX KOSOVË do të kontribuojë në lehtësimin e progresit të Kosovës drejt integrimit të mëtejshëm me BE-në .
Së fundi, unë pres që të kemi vazhdim në bashkëpunimin tonë duke kontribuar në stabilitetin forcuar dhe prosperitetit në rajon .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat