Policia po e ruan Ahmetin pasi ishte kërcënuar nga “Pozhegu Brothers”

Kosova

Policia po e ruan Ahmetin pasi ishte kërcënuar nga “Pozhegu Brothers”

Më: 3 prill 2014 Në ora: 09:07

( E poltësuar) Tash e një kohë kryetari i Prishtinës po ruhet nga policia e Kosovës, sepse ishte raportuar në polici që disa persona po planifikonin vrasjen e tij.

I arrestuar i 11-të është pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – falsifikim i dokumenteve.

Në muajin e kaluar drejtoria e Inspektoratit i kishte rrënuar kësaj kompanie një ndërtim 8-katësh në lagjen “Mat 1”, sepse ai objekt ishte ndërtuar pa leje dhe në kohë fushate, ndërkaq pronari kishte falsifikuar lejen e ndërtimit për këtë objekt.

Mëngjesin e së enjtes, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prishtinës në krye me kryeinspektorin Ismet Haliti.

Me thasë kanë nxjerrë dokumente, dosje e kompjuterë nga Drejtoria e Inspektoratit hetues të policisë së Kosovës.

Të arrestuarit e tjerë janë:

Skender Canolli
Vehbi Abdullahu
Drita Rukiqi
Blerina Syla
Blerim Ibishi
Ardian Muhadri
Arbenita Ajeti
Mergim Shala
Granit Cenaj

Arrestohen 10 zyrtar të komunës së Prishtinës

Me urdhër të prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë nga Sektori i ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, prej tyre, shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit.

Sipas Prokurorisë së Shtetit këta zyrtarë komunal janë arrestuar me dyshimin se kanë keqpërdoruar pozitën zyrtare.

“Për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas prokurorisë, arrestimi i sotëm është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe sipas tyre janë siguruar prova të rëndësishme për dyshimin e bazuar se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Arrestohen 10 zyrtar të komunës së Prishtinës, në mesin tyre edhe shefi i Inspektoratiti

Sot në mëngjes janë arrestuar 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Në mes tyre ka edhe inspektorë komunalë.

Burime të Bota Sot bëjnë të ditur se ata akuzohen për korrupsion dhe krim të organizuar. Arrestimin e ka bërë Policia e Kosovës dhe ata tashmë janë dërguar në paraburgim.

Ndërkohë pritet edhe prononcimi zyrtar i Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat