Prizrenin pret ta vizitojnë mbi 800 mijë turistë në 2014

Kosova

Prizrenin pret ta vizitojnë mbi 800 mijë turistë në 2014

Më: 2 prill 2014 Në ora: 23:08

Une isha në panairin e turizmit në Berlin nga data 5-9 mars 2014, vizitova stendat e 180 shteteve,360 tour operator dhe shperndava 820 harta turistike të Prizrenit,të gjitha me vetëfinancim.Këtë vit presim 800-820.000 turist nga rajoni dhe bota, nëse situata politike është e qetë në Kosove, si dhe nëse klima është reale për turista”, tha Kujtim Kurti,drejtor i Lëvizjes për Përparimin e Turizmit.

Kjo organizatë është njëra prej më aktiveve në të gjithë Kosovën që është orientuar me metoda nga më të ndryshmet dhe më të përparuarat, në sjelljen e turistëvëve të huaj në Prizren dhe Kosovë.

“Lëvizja për Përparimin e Turizmit”, publikoi para një muaji një hulumtim dhe studim mbi të dhënat e për numrin e turistëve që vizituan Qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, brenda vitit 2013.

Ky hulumtim, është i pari në historinë e turizmit të Kosovës, i realizuar deri me tani si dhe për Qytetin e Prizrenit, që si qëllim parësor ka, studimin e burimeve ekonomike që sjelle vizita e turisteve në këtë qytet, si edhe hulumtimin e rritjes të buxhetit ekonomik të Komunës se Prizrenit.

Burimet e informatave mbi hyrjet e numrit të turisteve, sipas kësaj organizate, janë marr kryesisht nga hyrjet dhe daljet e tyre, nga pikat doganore që ndërlidhen me qytetin e Prizrenit, nga pikat turistike në qytet ku me se shumti vizitohen nga turistet, nga linjat e autobusëve, nga hotelet, restorantet dhe klubet e Prizrenit, si dhe gjatë kontaktit direket me turistet, te cilët i informuam gjatë vitit 2013.

Duke u nisur nga ky hulumtim, qytetin e Prizrenit në vitin 2013, e kanë vizituar 641.395 turist, prej tyre ishin 83.381 turist ditore (1 ditore) apo 13% , ndërsa 19.241 apo 3% prej tyre ishin turist afatgjatë (disa ditore), ndërsa 558.014 apo 87% ishin turist tranzit (disa orë), që kanë vizituar qytetin e Prizrenit në vitin 2013.

Nga ky numër i përgjithshme i turisteve që kanë vizituar qytetin e Prizrenit në vitin 2013, kemi numër më të madh të turisteve ballkanikë, në krahasim me turistët ndërkombëtar.

Numri i turisteve ballkanas është 436.149 apo 68%, ndërsa 205.246 apo 32% janë turist ndërkombëtar, nga ku ne grupin e turisteve ballkanik me se shumti kishte turist nga Turqia, Shqipëria, shteti maqedonas, Kroacia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, ndërsa një numër i vogël ishte nga Mali i Zi si dhe Sllovenia.

Ndërsa ne grupin e turisteve ndërkombëtar kishte numër më të madhe të turistëve nga shtetet gjermano-folëse, vendet skandinave, SHBA, Kanada, Polonia, Holanda, Britania e madhe, Spanja, Italia, si dhe nga shume shtete Aziatike, si dhe shtete te Amerikës Latine dhe Qendrore, ndërsa një numër shumë i vogël ishte nga shtetet e kontinentit të Afrikës.

Nga ky numër i përgjithshme i Turisteve që vizituan qytetin e Prizrenit në vitin 2013, numri me i madhe i tyre është arritur nga periudha maj-shtator gjithsejtë, 487.460 turist apo 76%, ndërsa nga periudha tetor-prill, kanë vizituar qytetin e Prizrenit, gjithsejtë 153.934 apo 24% prej tyre, nga numri i përgjithshëm.

" Në interevistë për RTK nga Berlini kam cekë se problemi që turistat nuk qëndrojnë gjatë në Prizren sepse është cmimi i lart i dhomave për banim në hotele,që i detyron turistat të qëndrojnë vetëm tranzit në Prizren. Po ashtu ka mungesë të madhe të jetës kulturore dhe jetës së nates, që nuk i frymëzon turistat të qëndrojnë më shumë se disa orë në Prizren.Pra shofin vetëm objektet historike që ju interesojnë dhe ikin për Shkup apo Tirane që kanë një jetë me të begatëshme kulturore dhe jetë të natës, ku ata do ti kalojnë me knaqësi pushimet e tyre", tha Kujtim Kurti , drejtor dhe themelues i LPT dhe financues i vetëm i organizatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat